Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,856 den/kg dhe do të jetë 36,913 den/kg. Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 74,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 76,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU do të shitet për 36,913 (denarë/kilogram)./Telegrafi/