Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold është rikthyer në skuadër, por ende nuk është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe ka shumë pak gjasa të jetë titullar kundër Liverpoolit në “Anfield”. 27-vjeçari pësoi një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes kundër Marseille më 16 shtator. Ai ishte në stol në fitoren 4–0 ndaj Valencias të shtunën, ashtu si edhe në “El Clasico” fundjavën e kaluar, por nuk mori minuta loje. Sipas raportimeve të “The Athletic”, burime pranë klubit konfirmojnë se Alexander-Arnold ende nuk ka arritur formën e plotë. E marta shënon javën e shtatë nga një plan rikuperimi tetë-javor, që do të thotë se rikthimi i tij i plotë është shumë afër, por ende jo i sigurt. Trent Alexander-Arnold Meqë Alexander-Arnold ka pak gjasa të jetë gati për të startuar në "Anfield" dhe Dani Carvajal vazhdon të jetë jashtë për shkak dëmtimi, Federico Valverde pritet të vazhdojë të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Uruguaiani ka shkëlqyer në këtë rol në pesë ndeshjet e fundit, duke treguar formë të jashtëzakonshme si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë ofensiv. “Të gjithë po e shohim nivelin e ti. Ai ka shpirtin e një mesfushori, por është shumë i fortë në mbrojtje. Po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje – është një lojtar i plotë”./ Telegrafi