Gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë

Në Podujevë është vënë gurthemeli për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore “Shaban Shala”. Në ceremoninë e mbajtur morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Arsimit Avni Fetahu, drejtues të tjerë komunalë, përfaqësues të shkollës si dhe nxënës. Salla e re, me sipërfaqe prej 650 metrash katrorë dhe vlerë investimi prej 378,970.95 euro, do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive gjatë gjithë vitit shkollor. Ky projekt po realizohet si bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. / Telegrafi /