Disa metoda për t'i tharë çarçafët më shpejt

Ndërsa vijnë muajt e ftohtë, tharja e çarçafëve brenda shtëpisë mund të duket pothuajse e pamundur. Edhe pse ndonjëherë mund t’i thani jashtë në një ditë me diell e erë, shumica e njerëzve preferojnë t’i thajnë në tharëse rrobash (airer). Për shkak të faturave të larta të energjisë, shumë familje shmangin përdorimin e tharëses elektrike, ndaj çarçafët marrin shumë kohë për t’u tharë. Fatmirësisht, eksperti i gjumit Martin Seeley, CEO i MattressNextDay, ka ndarë disa këshilla se si t’i thani çarçafët pa shpenzuar shumë energji. Lani çarçafët në mëngjes Eksperti thotë: “Përpiquni t’i lani në mëngjes, që të kenë gjithë ditën për t’u tharë natyrshëm. Nëse i lani në mbrëmje, ajri më i ftohtë e ngadalëson tharjen.” Pra, më mirë filloni larjen para mesditës që të përfitoni nga ngrohtësia dhe qarkullimi i ajrit gjatë ditës. Përdorni ciklin shtesë të shtrydhjes Një shtrydhje shtesë në lavatriçe mund të heqë deri në 30% më shumë ujë nga çarçafët, duke i ndihmuar të thahen më shpejt. Tundini çarçafët para se t’i varni Para se t’i varni për t’u tharë, tundini pak. Kjo ndihmon që fijet të ndahen dhe ajri të qarkullojë më mirë, duke shmangur grumbullimin e lagështisë që i bën të ndihen me erë të keqe. Përdorni “trukun me peshqir” Martin shpjegon: “Vendosni një peshqir të thatë mbi një sipërfaqe të sheshtë, shtroni sipër tij çarçafin e lagur dhe rrotullojini bashkë si ‘Swiss roll’. Shtypni fort ose qëndroni pak mbi të, që peshqiri të përthithë ujin.” Pastaj hapeni dhe vareni afër një vendi të ngrohtë ose me qarkullim ajri. Kjo metodë ndihmon veçanërisht në ditët e ftohta dhe me lagështi. Zgjidhni materiale që thahen shpejt Për dimër, zgjidhni çarçafë prej bambuje, mikrofibre ose përzierje polikoton. Këto materiale janë më të lehta dhe thahen më shpejt se pambuku i zakonshëm, ideal nëse doni t’i lani dhe t’i përdorni sërish në të njëjtën ditë.