Handikos Suharekë pranon donacion të ri nga bashkatdhetarët në Gjermani

Shoqata Handikos Suharekë ka pranuar një donacion të ri nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, të cilët vazhdimisht po tregojnë përkushtim ndaj mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara në vendlindje. Donatorët Armend dhe Adem Veselaj nga fshati Reqan i Suharekës, si dhe bashkatdhetari Avni Kurmehaj nga Strellci i Deçanit, me vendbanim në München të Gjermanisë, kanë dhuruar për qendrën: 3 karroca normale, 1 karrocë speciale dhe 9 rolatorë (shetitore). Ky donacion do të shërbejë për përmirësimin e kushteve të lëvizshmërisë dhe jetës së përditshme të anëtarëve të Handikos Suharekë. Nga kjo organizatë u shpreh mirënjohje e veçantë për gjestin human dhe mbështetjen e vazhdueshme që këta bashkatdhetarë po tregojnë ndër vite. “Faleminderit dhe u jemi mirënjohës gjithmonë për kontributin tuaj ndaj qendrës sonë dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara” – thuhet në njoftimin e Handikos Suharekë. / Telegrafi /