Valon Canhasi është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për të rejat në Inteligjencën Artificiale dhe jetën e tij si student në Tetovë. Ai tha se Tetovën e kujton me mall dhe se ka shumë miq të mirë që nga koha e studimeve, ndërsa i kujtoi edhe momentet kur ka bërë tifo për Shkëndijën. - YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ... "Tetovën e kam pjesë të madhe të jetës, pasi kemi qenë gjenerata e dytë në 2004 që kemi studiuar në Tetovë. Atëherë Tetova nuk ka qenë siç është sot. Dallimi është i madh prej atëherë e sot. Ka vende që i mbaj në mend edhe sot, UEJL më ka bërë me shumë shokë, por mua më ka bërë edhe me bashkëshorte, pasi ajo ka qenë në fakultet atje. Gjithashtu kemi bërë tifo për Shkëndijën. Kemi qenë një grup i madh i shokëve që e kemi mbështetur Shkëndijën", tha Canhasi. Sa i përket AI, ai tha se gjërat po ndodhin shumë shpejt dhe se ajo do të sjell reduktim të stafit për shumë kompani. "Shpejt po ndodhin gjërat, prej vitin e kaluar bëjmë trajnime dhe unë them se çdo javë duhet t'i bëjmë update prezantimet, pasi në çdo kohë ka gjëra të reja. Gjëja e parë që pritet me ardhur tek ne është reduktimi i stafit, për shkak të transformimit digjital. Synimi i digjitalizimit është të minimizojnë harxhimet dhe proceset dhe kjo sjell reduktim të stafit", tha Canhasi. Ndërsa sa i përket Diellës, ministrisë së AI-së të cilin e promovoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Canhasi tha se pret që zbatimi i digjitalizimit të ketë sukses. "Çdo digjitalizim e rrit transparencën, pas lë shenja. Shtetet e ballkanit hezitojnë të zbatojnë digjitalizimin, pasi nxjerr në pah të metat e tyre. Sa i përket Diellës, besoj që Edi Rama e ka pjesë të tij atë që sheh më larg. Pra, start-upet edhe kështu zhvillohen, në fillim nuk është e qartë e ardhmja. Por mendoj që Diella do të ketë sukses. Në të ardhmen shumica e gjërave do ta kenë komponentën e inteligjencës artificiale. AI është ekonomia e re, jeta jonë e re dhe pjesë përbërëse e jetës tonë", tha Canhasi. Ai na tregoi edhe për podcastin e tij "3go", ndërsa tha se është përvojë e mirë dhe mendon që ta zhvillojë edhe më tej./Telegrafi/