KRU “Gjakova” njofton qytetarët e Rahovecit se, për shkak të punimeve të planifikuara në gypin Ø400 mm në rrugën “UÇK”, furnizimi me ujë për Zonën e Parë të qytetit do të ndërpritet përkohësisht nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve. Kompania thekson se ky ndërprerje është e domosdoshme për realizimin e punimeve të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit, që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e zonës. KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimin e shkaktuar nga ndërprerja e përkohshme dhe siguron se stafi i kompanisë po punon me përkushtim maksimal që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe furnizimi të rifillojë normalisht. / Telegrafi /