Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ka qenë kritike ndaj Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për favorizim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe për, siç tha ajo, mungesë të paanshmërisë në raport me subjektet politike në vend. Bajrami ndër të tjera deklaroi se “Vjosa Osmani nuk ka më vend në LDK”. Pas këtyre komenteve, kanë pasuar reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Donika Kadaj-Bujupit, këshilltare në Kabinetin e Presidentes. Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bajramit, duke e quajtur të pakuptimtë dhe pa rezon shtetëror. Bajrami: Vjosa Osmani nuk do zgjidhje të problemit, por t’i japë kohë Kurtit “Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhë të sulmojë publikisht Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. Ajo ka theksuar se Presidentja Osmani “nuk i ka bërë asnjë dëm Kosovës, përkundrazi, punon çdo ditë për forcimin e shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial”. “Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente – logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera këshilltarja e Presidentes. Bajrami: Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, ajo është përgjegjëse për rënien e partisë në 2021 Në fund të reagimit, Kadaj-Bujupi ka shtuar se “Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës, që mori bekimin e mbi 300 mijë votave të qytetarëve”, duke e mbyllur me një paralajmërim për rezultatet e ardhshme zgjedhore të LDK-së./Telegrafi/