Gazetari britanik Piers Morgan ka paralajmëruar “intervistën më personale dhe më zbuluese të jetës së Cristiano Ronaldos”, e cila do të transmetohet të martën, më 4 nëntor. Në një klip të shkurtër promovues, ylli i Al Nassr dëgjohet duke thënë:“Messi është më i mirë se unë? Nuk pajtohem. Nuk dua të jem i përulur…”. Deklarata u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur sërish debatin e përjetshëm mes Ronaldos dhe Messit për titullin e “GOAT”. Megjithatë, sipas raportimeve të para, klipi duket të jetë një montim i zgjuar — një përzierje frazash nga pjesë të ndryshme të intervistës, e realizuar për të krijuar më shumë kureshtje përpara publikimit të plotë. Nëse Ronaldo e ka thënë me të vërtetë këtë fjali apo është thjesht një manipulim audio, do të mësohet të martën, kur intervista e plotë të transmetohet. The world's most famous footballer, in the most personal interview of his life... Cristiano Ronaldo speaks to Piers Morgan - part one out tomorrow at 2pm (UK). https://t.co/QR11ywsANx @Cristiano | @piersmorgan pic.twitter.com/jF5xAqNAIj — Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 3, 2025 Deri atëherë, debati “Ronaldo apo Messi” mbetet po aq i zjarrtë sa gjithmonë. /Telegrafi/