Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal. Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) , të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila . Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës. Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës , e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë , pas një rezultati të konsiderueshëm në vota. Po ashtu, PSD , Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota. Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet. Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.