Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025. Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern. Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar. Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare. Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene. Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola. Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain. Formacioni i FIFAPro Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. / Telegrafi /