Çipat më të mirë të krijuar nga Nvidia do të rezervohen vetëm për SHBA-në dhe do të mbahen larg vendeve të tjera, njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump tha se vetëm klientët amerikanë do të kenë qasje në linjën më të fuqishme të çipave të Nvidia, e cila i referohet çipave Blackwell. “Nuk do të lejojmë që askush t’i ketë ato përveç SHBA-së”, tha Trump. Kompania e lojërave me seli në Kaliforni, e shndërruar në gjigant gjysmëpërçuesish, Nvidia furnizon shumë nga kompanitë e Al në botë me çipat e nevojshëm për të trajnuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore (LLM) mbi të dhënat, përfshirë Kinën. Javën e kaluar, ajo u bë kompania më e vlefshme në botë, me vlerë 5 trilionë dollarë (4.30 trilionë euro), pasi theu shifrën prej 4 trilionë dollarësh në fillim të këtij viti. Trump tha se Nvidia do të jetë ende në gjendje t'i shesë Kinës në veçanti, por vendi nuk do të jetë në gjendje të blejë çipin më të përparuar të kompanisë. Ndryshe, qëndrimi i presidentit amerikan mbi kontrollet e eksportit të gjysmëpërçuesve ka ndryshuar shumë herë gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke kufizuar dhe më pas duke miratuar shitjet e çipit H20 të NVIDIA-s në Kinë. /Telegrafi/