Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, ku një person ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, tha Hoxha. Policia ka apeluar për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë, veçanërisht në kushte të vështira atmosferike, kur reshjet dhe dukshmëria e kufizuar rrisin rrezikun e aksidenteve.