Çeku: Mbështetje për femerët dhe produktet vendore

Në rrjedhën e fushatës së tij, Hajrulla Çeku sot takoi fermerin nga Vranidolli, Sabri Bekolli. Përgjatë këtij bashkëbisedimi, përveç sfidave me të cilat përballen fermerët e Prishtinës, kandidati për Kryetar të Prishtinës, e siguroi fermerin se vizioni i tij për kryeqytetin parasheh ndërlidhjen e qytetarëve me produktet vendore, përmes tregjeve mobile. Këto biznese familjare e të vlefshme për ekonominë e Prishtinës do të mbështeten edhe përmes granteve të vogla, si pjesë e platformës së tij qeverisëse.