Ekipi i Bashkimit tashmë zyrtarisht ka trajner të ri. Edhe pse Gjorgji Mojsov ishte afër të marrë drejtimin e skuadrës, zgjedhja përfundimtare ra mbi Bllazhe Janakievskin, njofton Telegrafi. Pas ndarjes me trajnerin e mëparshëm Muarem Muarem, drejtuesit e klubit vendosën t’ia besojnë stolin një emri të njohur për tifozët e Bashkimit, Bllazhe Janakievski, strategu që shkroi histori duke rikthyer Bashkimin në Ligën e Parë pas plot 17 vitesh mungesë. Ky vendim i klubit erdhi si rezultat i besimit në projektin tashmë të nisur, të cilin Janakievski e kishte ndërtuar më herët dhe e kishte udhëhequr me vizion dhe profesionalizëm. Projekti, që për arsye personale u ndërpre para fillimit të sezonit, tani vazhdon me të njëjtën përkushtim, energji dhe ambicie. Sot Bashkimi u mund nga Arsimi i Çegranit me rezultat 4–2 dhe aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Ligën e Parë me 19 pikë të grumbulluara. Rikthimi i Janakievskit në stolin e skuadrës së kumanovarëve do të ndodhë më 8 nëntor, në ndeshjen kundër Rabotnickit. /Telegrafi/