Edhe arkitektura, ashtu si çdo fushë tjetër, përparon në këtë botë moderne, zhvillohet dhe ngre gjithnjë e më lart shkallët e arritjeve. Këtë e ka arritur edhe kjo ndërtesë Një video e publikuar në TikTok ka ngritur shumë reagime. Ajo është shpërndarë nga një përdoruese e kësaj rrjete sociale me emrin “edgyonedge”, dhe tregon një rresht banesash moderne në kryeqytetin australian që duken sikur “fluturojnë në ajër”, pa asnjë mbështetje të dukshme poshtë tyre! “Imagjinoni të jetonit në njërën prej këtyre banesave pa asnjë mbështetje”, thuhet në video. Megjithatë, arkitektët theksojnë se këtu nuk ka asnjë magji. Gjithçka është rezultat i metodave të planifikuara dhe të testuara me kujdes, të vërtetuara nga praktika inxhinierike. “Ajo që shohim në këtë ndërtesë mbresëlënëse dhe moderne quhet konstruktione me konzolë. Konzolat nuk janë risi në arkitekturë, në fakt, ne kemi krijuar versione të reja të tyre prej shekujsh”, shpjegon arkitekti Miles Smith, menaxher i lartë për zhvillim industrial dhe strategji në një kompani softuerike për projektim arkitektonik, transmeton Telegrafi. Konstrukcioni me konzolë është një trarë ose pllakë e fiksuar vetëm në njërin skaj, gjë që u mundëson pjesëve horizontale të duken sikur “fluturojnë”. Smith shpjegon se forca e këtyre pjesëve mbështetet nga një element i fshehur i quajtur “mbështetje e pasme” (back span), një mbështetje e padukshme që balancon dhe kompenson peshën që qëndron në anën e jashtme. “Është si një lëkundëse, ku pesha më e madhe qëndron në anën e sigurt. Arkitektët dhe inxhinierët bashkë modelojnë strukturën, duke analizuar deformimet, ngarkesat e erës dhe efektet termike”, shpjegon Smith. @edgyonedge free floating ♬ Illegal - PinkPantheress Ky modelim siguron që këta elementë dramatikë të mos jenë vetëm iluzion optik, por të jenë të sigurt, stabil dhe të ndërtuar sipas rregulloreve. Arkitekti Peter Bafitis gjithashtu komentoi, duke theksuar se konstrukcionet me konzolë përdoren edhe si deklaratë e guximshme dizajni. “Në video shohim se apartamentet me konzolë, të dizajnuara posaçërisht për efekt vizual, krijojnë një pamje dramatike që duket sikur sfidon gravitetin”, tha Bafitis. /Telegrafi/