Mladen Zizovic, ish-lojtari i njohur i KF Tirana dhe më pas trajner i KF Shkupit, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare pas një incidenti tragjik gjatë një ndeshjeje të Superligës së Serbisë. Trajneri boshnjak u rrëzua pranë stolit gjatë pjesës së parë të ndeshjes midis Mladost Luçani dhe RadniCki Kragujevac dhe, pavarësisht përpjekjeve emergjente për ta shpëtuar, humbi jetën në rrugë për në spital. Ndeshja u ndërpre në minutën e 22-të, ndërsa lojtarët dhe stafi mbetën të shokuar nga skenat dramatike. Mladen Zizovic ishte një figurë e njohur në futbollin ballkanik dhe përtej kufijve të tij, duke lënë gjurmë si lojtar ashtu edhe si trajner. Tragedija u Lučanima, preminuo Mladen Žižović, utakmica Mladost - Radnički odmah prekinuta. pic.twitter.com/oOGnZiTOfW — Aleksandar Ilić (@aleks89ilic) November 3, 2025 Si futbollist, Zizovic ishte mesfushor ofensiv dhe bëri emër të madh gjatë karrierës së tij, duke luajtur për Zrinjski Mostar ku shënoi 34 gola në 122 ndeshje, si dhe për ekipet e tij të lindjes: Mladost Rogatica, Radnik Bijeljina, Rudar Ugljevik dhe Borac Banja Luka. Ai përfaqësoi edhe Kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës me dy paraqitje. Me Zrinjski fitoi titullin kampion të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa me Radnik arriti të triumfonte në Kupën e vendit. Pas karrierës si lojtar, Zizovic bë trajner dhe udhëhoqi ekipe të shumta, përfshirë Radnik, Zrinjski, Sloboda Tuzla, Al-Kholood, Shkupi dhe Borac Banja Luka. Ai njihet veçanërisht për suksesin historik me Boracin, duke e çuar klubin deri në 16-tat e Ligës së Konferencës, një arritje e paprecedent për klubin pas luftës. Ky sezon për Zizovic ishte i trazuar; në korrik u largua nga Boraci pas një incidenti të papritur në raundin e parë të Ligës së Konferencës dhe që nga ajo kohë nuk kishte një skuadër deri në 23 tetor, kur mori drejtimin e Radničkit. Tragjedia e mbrëmshme në Luçani ndodhi vetëm pas dy ndeshjeve të tij me këtë ekip. /Telegrafi/