Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka reaguar ndaj raportimeve se aparati i skanimit CT nuk është funksional. Nga ky institucion kanë sqaruar se këto pretendime janë të pavërteta. Në reagim thuhet se pajisja CT është plotësisht funksionale dhe se të gjitha rastet po punohen normalisht. “Dje pajisja ka qenë vetëm në mirëmbajtje të rregullt teknike, siç ndodh çdo muaj ose sa herë që është e nevojshme”, thuhet në njoftim. Spitali po ashtu thekson se në rast të ndonjë defekti, ka kompani kontraktuale që kujdesen menjëherë për servisimin e pajisjes. “Nuk ka asnjë arsye për shqetësim — qytetarët e Gjakovës po marrin shërbimet diagnostike pa asnjë ndërprerje. Mos u bëni pre e dezinformatave dhe portaleve me qëllime të këqija”, përfundon reagimi.