KFOR-i ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Kosovës se një shtetas serb i Kosovës dyshohet të jetë plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Në përgjigjen e dhënë të hënën, KFOR-i ka bërë të ditur se është në dijeni për rastin, ndërsa ka theksuar se situata e sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative mbetet e qetë. Dyshohet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe “Policia e Kosovës ka nisur hetime dhe vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me disa entitete, përfshirë KFOR-in. Policia e Kosovës e ka koordinuar aktivitetin e vet në anën kosovare të vijës kufitare administrative me KFOR-in”, thuhet në reagimin e misionit të NATO-s. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar nëse rrëmbimi ka ndodhur vërtet brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/