Këngëtarja e njohur botërore, Taylor Swift, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave për mënyrën se si po ruan privatësinë e saj. Ylli 35-vjeçar u pa të dielën në Morristown Airport, New Jersey, e fshehur plotësisht nën një ombrellë të zezë, ndërsa dy anëtarë të stafit të saj mbanin të tjera ombrella për ta mbrojtur nga sytë e publikut gjatë zbritjes nga avioni. E veshur thjeshtë, me bluzë të zezë dhe pantallona gri, Swift udhëtoi më pas drejt studios së fitnesit në Manhattan, pranë rezidencës së saj prej 80 milionë dollarësh në Tribeca. Taylor Swift Sipas të përditshmes The US Sun, Swift dhe i fejuari i saj, futbollisti i NFL-së Travis Kelce, kanë rritur ndjeshëm buxhetin e sigurisë personale, duke shtuar dy milionë dollarë të tjera në mbrojtje, për një total prej 8 milionë dollarësh. Kjo masë synon të sigurojë mbrojtje të plotë si gjatë ndeshjeve të Kansas City Chiefs, ashtu edhe në jetën e tyre të përditshme. Nevoja për rritje të sigurisë vjen pas disa incidenteve shqetësuese me përndjekës. Më 22 shtator, këngëtarja mori urdhër mbrojtjeje pesëvjeçar ndaj Brian Jason Wagner, i cili ishte paraqitur disa herë në shtëpinë e saj në Los Angeles duke bërë pretendime të çuditshme. Burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo “dëshiron të ndihet më e mbrojtur këtë vit” dhe se “nuk do që njerëzit të dinë çdo moment se ku ndodhet”. Pavarësisht përpjekjeve për privatësi, Swift mbetet një nga figurat më të dukshme në publik. /Telegrafi/