Përveç golit, paraqitje pothuajse perfekte – shifrat e Granit Xhakës ndaj Evertonit

Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit në barazimin 1-1 ndaj Evertonit, në kuadër të javë s së 10-të të Ligës Premier. Iliman Ndiaye kaloi Evertonin në epërsi, ndërsa goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë. Mesfushori u shfaq me një paraqitje pothuajse perfekte, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 9.2 dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Përveç golit, Xhaka kishte 60 pasime të sakta nga 68 të përpiluara, me një saktësi prej 88%. Ai realizoi gjithashtu 3 ndërhyrje, të gjitha të suksesshme, dhe fitoi topin në gjashtë raste. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Mesfushori triumfoi në pesë duele tokësore dhe një duel ajror, duke prekur topin plot 85 herë gjatë ndeshjes. Ky ishte goli i parë i liderit dhe kapitenit të Sunderlandit këtë sezon, ku ai ka regjistruar gjithashtu tre asistime deri tani. / Telegrafi /