Ceremonia e Oscars 2026 do të mbahet më 15 mars në Los Angeles dhe do të shënojë edicionin e 98-të të çmimeve më të rëndësishme të industrisë së filmit. Këtë vit, Akademia ka njoftuar një ndryshim historik: për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, do të shtohet një kategori e re - “Oscar për Ansamblin më të Mirë (Best Ensemble)”, duke e çuar numrin e çmimeve në 24. Kategoria e fundit e re u shtua në vitin 2002, kur u përfshi “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”, një çmim që në atë kohë e fitoi filmi i animuar "Shrek" (2001). Oscars 2026 Lista e kategorive përfshin edhe këtë vit çmimet tradicionale si 'Aktorja më e Mirë', 'Aktori më i Mirë', 'Filmi më i Mirë', 'Regjisori më i Mirë', 'Skenari Origjinal', 'Filmi i Animuar më i Mirë', 'Efektet Vizuale më të Mira', 'Muzika më e Mirë Origjinale' etj. Kandidatët do të bëhen publikë më 22 janar 2026. Ndërkohë, aktori legjendar Denzel Washington ka komentuar për 'Oscars', duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vlerësimeve të Akademisë. Edhe pse është nominuar 10 herë dhe ka fituar dy herë - për "Glory" (1990) dhe "Training Day" (2002) – ai tha se nuk i jep shumë rëndësi këtyre çmimeve. Shtoi me ironi se nuk ka ndonjë lidhje emocionale me statujat: “Njerëzit më pyesin ku i mbaj çmimet. Pranë njëri-tjetrit! Kur të vdes, ato nuk do të më hyjnë në punë". Deklaratat e tij kanë ngjallur diskutime në rrjete sociale, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e sinqertë dhe atyre që e kritikojnë për mospërfilljen ndaj çmimeve më prestigjioze të filmit. /Telegrafi/