Trump thotë se do të ishte 'e vështirë për mua' të financoja qytetin e New Yorkut nëse Mamdani bëhet kryetar bashkie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ngurronte të dërgonte fonde federale në qytetin e tij të lindjes, New York, nëse kandidati kryesor i krahut të majtë, Zohran Mamdani, zgjidhet kryetar bashkie i qytetit më të madh të Amerikës këtë javë. "Do të jetë e vështirë për mua si president t'i jap shumë para New Yorkut, sepse nëse ke një komunist që drejton New Yorkun, e tëra çfarë bën është të shpërdorosh paratë që po dërgon atje", tha Trump në një intervistë televizive. Administrata Trump është përpjekur vazhdimisht të ulë grantet dhe fondet federale për projekte të vendosura kryesisht në zonat e drejtuara nga demokratët, transmeton Telegrafi. Sondazhet e opinionit tregojnë se Mamdani është përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, në prag të votimit të së martës. Trump nuk dha hollësi mbi vërejtjen e tij në lidhje me financimin nëse Mamdani fiton. New Yorku mori 7.4 miliardë dollarë në fonde federale këtë vit fiskal. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ngurronte të dërgonte fonde federale në qytetin e tij të lindjes, New York, nëse kandidati kryesor i krahut të majtë, Zohran Mamdani, zgjidhet kryetar bashkie i qytetit më të madh të Amerikës këtë javë. "Do të jetë e vështirë për mua si president t'i jap shumë para New Yorkut, sepse nëse ke një komunist që drejton New Yorkun, e tëra çfarë bën është të shpërdorosh paratë që po dërgon atje", tha Trump në një intervistë televizive. Administrata Trump është përpjekur vazhdimisht të shkurtojë grantet dhe fondet federale për projekte të vendosura kryesisht në zonat e drejtuara nga demokratët. Sondazhet e opinionit tregojnë se Mamdani është përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, në prag të votimit të së martës. Trump nuk dha hollësi mbi vërejtjen e tij në lidhje me financimin nëse Mamdani fiton. Qyteti i New Yorkut mori 7.4 miliardë dollarë në fonde federale këtë vit fiskal. Mamdani fitoi zgjedhjet paraprake demokrate, ndërsa Cuomo doli i dyti. Anëtari 34-vjeçar i asamblesë shtetërore e ka quajtur ish-guvernatorin e New Yorkut një kukull dhe papagall të Trump. /Telegrafi/