Nga fusha në botë të reja: 10 futbollistë që zgjodhën profesione krejt të papritura pas pensionimit

Të zakonshme janë rastet kur futbollistët, pas varjes së këpucëve, kalojnë në role trajnerësh, drejtorësh sportivë apo analistësh televizivë. Por disa ish-yje të njohur kanë zgjedhur rrugë krejtësisht të ndryshme — nga muzika dhe arti, deri te politika dhe religjioni. Ja 10 shembuj që tregojnë se jeta pas futbollit mund të jetë po aq befasuese sa karriera në fushë. 10. José Pinto – Nga porta në muzikë e Zumba Ish-portieri i Barcelonës, José Pinto, pas pensionimit u bë artist hip-hop nën emrin “Wahin” dhe instruktor Zumba. Një nga këngët e tij, Papi Papi , u përfshi edhe në filmin “Ride Along”. View this post on Instagram A post shared by Jose Manuel Pinto | Artista & Productor Musical (@13pinto) 9. Djibril Cissé – DJ në skenat botërore Sulmuesi francez, fitues i Champions League me Liverpoolin, i është përkushtuar plotësisht muzikës. Sot, Cissé performon si DJ në evente ndërkombëtare, përfshirë edhe Festivalin e Filmit në Cannes. - YouTube www.youtube.com 8. Thomas Gravesen – Nga Real Madrid në tavolinën e pokerit Danez i njohur për temperamentin e tij, pasi u tërhoq nga futbolli, u zhvendos në Las Vegas ku u bë lojtar profesionist pokeri dhe sipërmarrës i suksesshëm, duke ndërtuar një pasuri të madhe. 7. Tim Wiese – Portier që u bë mundës Ish-portieri i Werder Bremen dhe Gjermanisë, pas futbollit hyri në botën e mundjes profesionale me WWE, ku debutoi në një ndeshje spektakolare në vitin 2016. 6. Fábio Coentrao – Peshkatar në Portugali Ish-mbrojtësi i Real Madridit e la futbollin për t’iu rikthyer pasionit të fëmijërisë – detit. Ai zotëron disa anije peshkimi, ndonëse u përfshi në një skandal për gjueti detare pa licencë. 5. Fabien Barthez – Pilot garash Kampioni botëror francez me Francën dhe ish-portieri i Manchester United, pas pensionimit nisi karrierën si pilot garash. Fitues i kampionatit “French GT” dhe pjesëmarrës në “24 Orët e Le Mans”. 4. Daniel Agger – Artist tatuazhesh Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, i njohur për tatuazhet e tij, sot është artist profesionist dhe bashkëthemelues i markës “Tattoodo”. Po ashtu, është bashkëpronar i një kompanie kanalizimesh në Danimarkë dhe ndihmës-trajner i kombëtares daneze. 3. Eric Cantona – Aktor i suksesshëm “Mbretit” të Manchester United nuk i mjaftoi fama e futbollit. Cantona u bë aktor dhe ka luajtur në mbi 30 filma, përfshirë edhe prodhimin e Netflix “The Killer”. 2. George Weah – Nga fusha në Presidencë Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1995, pasi la futbollin, hyri në politikë dhe në vitin 2018 u zgjodh President i Liberisë, duke u bërë futbollisti i parë në histori që drejton një shtet. 1. Dani Alves – Pastor në kishë Pas një karriere të lavdishme me Barcelonën dhe Brazilin, Alves, pasi kaloi një periudhë të vështirë personale, ka gjetur paqen si predikues në një kishë në Spanjë, duke u përkushtuar jetës shpirtërore. /Telegrafi/ Dani Alves has become an evangelical preacher at a Girona church after being acquitted for sexual assault, following a 14-month stay in jail. “You have to have faith in God. I am proof of that. I made a pact with God." [ @elespanolcom ] pic.twitter.com/bAuuogYCWr — Zach Lowy (@ZachLowy) October 27, 2025