Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore. SHMU njofton tutje se reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. “Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezentë vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre”, thuhet në njoftim. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/