Sot vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/