Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri dhe nëntë ndeshje gjatë ditës së sotme, ndër to edhe shumë ndeshje interesante. Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të dy gjigantëve evropian, Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 21:00. Në të njëjtin orar do të luhet edhe një tjetër super përballje, ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, e planifikuar të luhet në “Parc des Princes”. A big week in the #UCL pic.twitter.com/cs69t0sLMu — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 3, 2025 Ndeshja tjera interesante në këtë orar janë edhe ato mes Juventus dhe Sporting Lisbona, Atletico Madrid-Royale Union SG, Tottenham-Copenhagen, Bodo/Glimt-Monaco dhe Olympiacos-PSV Eindhoven. Dy ndeshjet e vetme që do të luhet nga ora 18:45 janë ato në mes të Napolit me Eintracht Frankfurt dhe Slavia Praga me Arsenalin. /Telegrafi/