Komuna e Hanit të Elezit ka nisur për herë të parë vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjeve klostridiale, një nismë e financuar plotësisht nga vetë Komuna. Qëllimi i këtij programi është mbrojtja e shëndetit të bagëtive dhe rritja e produktivitetit në sektorin bujqësor, përcjell Telegrafi. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë fazë pritet të vaksinohen gjithsej 833 gjedhe në të gjitha fshatrat e komunës. Procesi po realizohet nga ekipe profesionale të veterinerëve dhe ofrohet falas për të gjithë fermerët. Komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjithë pronarët e bagëtive, në mënyrë që vaksinimi të zhvillohet me sukses dhe të kontribuojë në një bujqësi më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme në territorin e Hanit të Elezit. / Telegrafi /