Forumi i Paqes në Pejë ka nderin të mirëpres rotarianen e devotshme dhe lideren e njohur të Paqes, Alison Sutherland, nga Wales, Mbretëria e Bashkuar. Roli i saj udhëheqës në Rotary përfshinë shërbimin shumëvjeçar në Klubin, Distriktin dhe rolin e Drejtoreshës në Rotary Action Group for Peace si dhe kontributin e saj në themelimin e Peacebuilders Rotary Club në vende të ndryshme të botës. Si kryetare e DEI (Diversity, Equity and Inclusion), Alison është angazhuar për të krijuar një kulturë më mikpritëse duke ofruar mundësi të barabarta, ku të gjithë anëtarët ndihen të vlerësuar dhe kanë mundësi të marrin rolin udhëheqës. Alison është anëtare e Komitetit të Qendrave të Paqes në Rotary International. Për rolin e saj shumëvjeçar për ndërtimin e Paqes, Alison është emëruar Koordinatore Teknike në Fondacionin Rotary për Ndërtimin e Paqes dhe Parandalimin e Konfliktit. Ajo është po ashtu e pjesë e Welsh Peace Academy and the Cardiff Council-led Cohesion Group for Wales. Forumi i Paqes në Pejë falënderon Alison për pranimin e ftesës për të ndarë përvojën e saj shumëvjeçare me pjesëmarrësit e Forumit. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për paqen globale, dhe një nderim i veçantë për Pejën dhe Kosovën. Për të përcjellë punimet e forumit dhe diskutimin me Alison Sutherland, me 5 nëntor, 2025, ju mund të regjistroheni në: https://pejapeaceforum.org /. /Telegrafi/