Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet restauruese në Xhaminë “Sudi Efendi”, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në kryeqytet. Kjo ndërhyrje, që po zhvillohet në zemër të Prishtinës, ka për qëllim ruajtjen dhe konservimin e vlerave historike, artistike dhe shpirtërore që mbart kjo xhami, e cila përbën një pjesë të rëndësishme të identitetit arkitektonik të qytetit, përcjell Telegrafi. Me arkitekturën e saj karakteristike, elementet e punuara në dru dhe detajet ndërtimore të veçanta, Xhamia “Sudi Efendi” mbetet një nga simbolet më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. MKRS po investon në restaurimin e saj me qëllim që ky monument të ruhet dhe t’u transmetohet me përkushtim brezave të ardhshëm. / Telegrafi /