Sydney Sweeney tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri Christy në New York, vetëm pak ditë pasi u raportua se është ndarë përfundimisht nga ish-i fejuari Jonathan Davino. Aktorja 28-vjeçare u shfaq mahnitëse me një pallto kafe të lidhur në bel dhe çizme të gjata me printim aligatori, ndërsa pozonte në lagjen Soho përpara një bisede me ish-boksieren Christy Martin, rolin e së cilës e luan në film. Sipas People , Sweeney është larguar plotësisht nga marrëdhënia me Davinon dhe po përjeton një romancë të re me producentin muzikor Scooter Braun, shkruan DailyMail. Filmi Christy , që del në kinema më 7 nëntor, rrëfen historinë e vërtetë të boksieres Christy Martin, nga suksesi i saj në ring në vitet e 90-ta deri te atentati i tmerrshëm i vitit 2010, kur bashkëshorti i saj u përpoq ta vriste. Në ngjarje, Sydney pozoi pranë vetë Christy-t, duke treguar edhe rripin e kampionatit të boksieres. Më vonë, aktorja u pa në Comedy Cellar me një veshje të zezë më moderne, duke treguar stilin e saj të veçantë dhe humorin pas një nate të gjatë promovimi. Burime të afërta me yllin e Euphoria thanë se ajo nuk do të kthehet kurrë më pas dhe është e lumtur dhe e fokusuar në karrierën e saj dhe lidhjen me Scooter Braun. /Telegrafi/