Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shprehur kënaqësinë e tij që shënoi golin e tij të parë për “Macet e Zeza” në barazimin e së hënës mbrëma me Evertonin në Ligën Premier. Të besuarit e David Moyes kishin marrë epërsinë në minutën e 15-të me anë të golit të Iliman Ndiaye përpara se ylli shqiptar të rivendoste barazimin për vendasit në “Stadiumin e Dritave”. Ndërsa shpreh gëzimin e tij për suksesin e tij personal, ai ndihet pak i zhgënjyer që ekipi i tij nuk mundi të merrte pikët maksimale nga kjo përballje. Granit Xhaka shënon golin e parë për Sunderlandin - çmend atmosferën në 'Stadiumin e Dritave' “Është gjithmonë mirë të shënosh golin e parë për klubin e ri”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat pas ndeshjes. “Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu dhe po përpiqem të jap më të mirën time. Ditë pas dite, në çdo ndeshje”. “Është për të ardhur keq që nuk morëm tre pikët, por jam gjithmonë i lumtur ta ndihmoj ekipin”. What. A. Footballer. pic.twitter.com/v8TKkKKK7y — Sunderland AFC (@SunderlandAFC) November 3, 2025 “Është mirë kur shënon kaq afër fillimit të pjesës së dytë sepse ke edhe 45 minuta të tjera. Me pak fat, mund të kishim shënuar golin e dytë, por patëm fat që nuk e pësuam golin e dytë në 25 minutat e para”. “Jemi gjysmë të zhgënjyer dhe gjysmë të lumtur, por e marrim pikën dhe ecim përpara”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/