Punime në FPU Velekincë – ndërprerje e furnizimit me ujë në Gjilan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” njofton se të martën, më 4 nëntor, nga ora 08:00 deri në ora 18:00, do të zhvillohen punime në Fabrikën për Përpunimin e Ujit (FPU) në Velekincë, në kuadër të projektit zhvillimor FLOWS. Punimet përfshijnë modernizimin e sistemit të automatikës, zëvendësimin e pompave dhe përmirësime të tjera teknike, që synojnë rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së furnizimit me ujë për konsumatorët e Gjilanit dhe zonave përreth, përcjell Telegrafi. Për shkak të ndërhyrjeve, furnizimi me ujë do të ndërpritet përkohësisht gjatë orarit të punimeve, ndërsa kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e tyre. KRU “Hidromorava” siguron se këto investime janë pjesë e përkushtimit për të ofruar shërbime më të qëndrueshme dhe furnizim të sigurt me ujë për të gjithë konsumatorët. / Telegrafi /