Jazz triumfojnë në udhëtim te Celtics, Lakers fitojnë edhe pa tre yjet e skuadrës

Një fund dramatik në “TD Garden”, ku Utah Jazz arriti një fitore të madhe dhe befasuese ndaj Boston Celtics me rezultat 105:103. Hero i ndeshjes u shpall Jusuf Nurkic, i cili shënoi pikët vendimtare vetëm 0.6 sekonda para përfundimit të takimit. Qendra boshnjake u aktivizua si titullar dhe në 31 minuta lojë realizoi 11 pikë, 11 kërcime dhe 4 asiste, por veprimi i tij në sekondat e fundit e vulosi suksesin e Jazzit. Pas një gabimi nga bashkëlojtari Keyonte George, Nurkic përfitoi menjëherë duke shënuar me një horog mbi Neemias Queta, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Në këtë ndeshje, më efikasi për Utah ishte Keyonte George me 31 pikë, ndërsa Lauri Markkanen kontribuoi me 20 pikë dhe 9 kërcime. Te vendasit, Jaylen Brown udhëhoqi Bostonin me 36 pikë, por përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Një tjetër surprizë ndodhi në Portland, ku Los Angeles Lakers triumfuan ndaj Trail Blazers me rezultat 123:115, pavarësisht mungesave të mëdha. Yjet si LeBron James, Luka Doncic dhe Austin Reaves nuk u paraqitën, por skuadra kaliforniane shkëlqeu me Deandre Ayton (29 pikë, 10 kërcime) dhe Rui Hachimura (28 pikë). Një natë e mbushur me emocione dhe befasi në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ku Utah Jazz dhe Lakers konfirmuan se edhe pa statusin e favoritit mund të arrijnë fitore të mëdha. Rezultatet e mbrëmjes në NBA: Brooklyn – Minnesota 109:125 - YouTube www.youtube.com Indiana – Milwaukee 115:117 Boston – Utah 103:105 - YouTube www.youtube.com New York – Washington 119:102 - YouTube www.youtube.com Houston – Dallas 110:102 - YouTube www.youtube.com Memphis – Detroit 106:114 Denver – Sacramento 130:124 Portland – LA Lakers 115:123 - YouTube www.youtube.com LA Clippers – Miami 119:120