Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përkatësisht Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Istogut, ka njoftuar të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme përfshirë objektet banesore, afariste dhe pronat e tjera se kanë detyrim ligjor për pagesën e tatimit vjetor në pronë. Në njoftim theksohet se në bazë të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe dispozitave përkatëse të ligjeve tjera në fuqi, qytetarët që kanë detyrime tatimore mbi 300 euro mund të përfitojnë nga mundësia ligjore për të lidhur Kontratë Administrative për pagesë me këste, në mënyrë që të shmangin procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm. Sektori i Tatimit në Pronë fton qytetarët që kanë detyrime të papaguara të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqiten personalisht në Zyrën nr. 109, kati i parë, në ndërtesën e Komunës së Istogut, gjatë orarit zyrtar të punës. Për çdo sqarim shtesë apo marrëveshje për pagesë me këste, qytetarët mund të konsultohen me zyrtarët komunalë të Tatimit në Pronë. /Telegrafi/