Rita Ora shkëlqen në rozë në tapetin e kuq në Music Industry Trust Awards

Rita Ora ishte në qendër të vëmendjes në Music Industry Trust Awards në Londër, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër rozë me shkëlqim dhe një pallto leshi në të njëjtën nuancë. Këngëtarja 33-vjeçare, që ngjante si një Barbie moderne, e kompletoi pamjen me geta dhe taka të larta, ndërsa një gjerdan argjendi i shtonte shkëlqim stilit të saj. Më vonë gjatë mbrëmjes, Rita doli në skenë për të performuar disa nga hitet e saj për mysafirët e mbledhur në hotelin JW Marriott Grosvenor House. Në tapetin e kuq shkëlqyen edhe emra të njohur si Louise Redknapp me një veshje të zezë transparente, Emma Bunton me një kostum bardh e zi me kuadrata, dhe Sian Welby me një fustan rozë elegant. Të pranishme ishin gjithashtu Kate Garraway me një fustan lëkure ngjyrë kafe dhe Kelly Brook, e cila mahniti me një fustan me print leopardi. Në mesin e mysafirëve u panë edhe Mark Wright, Olly Murs dhe Dan Walker me veshje elegante. Para eventit, Rita kishte tërhequr vëmendje në rrjete sociale me një fotosesion të guximshëm ku pozonte topless, duke treguar ndryshimin e saj të ri, flokë bob në ngjyrë platini dhe duke paralajmëruar “fillimin e një epoke të re” në stilin dhe karrierën e saj. /Telegrafi/