KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve borxhlinj të kryejnë pagesat deri në fund të nëntorit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A. ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj kompanisë që t’i shlyejnë detyrimet e tyre për shërbimet e ujit dhe kanalizimit brenda afatit të caktuar. Sipas njoftimit, pagesat mund të kryhen në disa forma: në sportelet e KRU “Prishtina”, përmes bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare apo postës së Kosovës, si dhe online përmes platformave elektronike të pagesës. Afati i fundit për pagesë është fundi i muajit nëntor 2025. Nga kompania bëhet e ditur se moskryerja e pagesave në kohë mund të sjellë ndërprerje të shërbimit të ujit dhe dërgimin e lëndës përmbarimore tek përmbaruesit privatë. Në komunikatë theksohet se pagesa e rregullt e faturave ndihmon në ofrimin e ujit të pastër dhe shërbimeve të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët. / Telegrafi /