Ekzaminimet parandaluese janë mënyra më e mirë për të zbuluar herët ose për të parandaluar sëmundjet, madje edhe para shfaqjes së shenjave apo simptomave të para. Të përshtatura sipas karakteristikave tuaja personale, gjinisë, moshës, historisë mjekësore dhe familjare dhe të udhëhequra nga një mjek me përvojë, këto ekzaminime mund të identifikojnë faktorët e rrezikut për shëndetin tuaj dhe të parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kronike. Kjo qasje mundëson parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, me qëllim fillimin e një trajtimi efektiv. Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, prej më shumë se 10 vitesh funksionon me sukses Departamenti i specializuar për ekzaminime parandaluese. Nga data 28 tetor, për pacientët janë të disponueshme paketat e reja të ekzaminimeve parandaluese, të cilat përfshijnë analizat dhe kontrollet më të rëndësishme për të siguruar një vlerësim të detajuar të shëndetit të përgjithshëm. “Paketat e reja për ekzaminime parandaluese përfshijnë jo vetëm kontrolle bazë, por edhe ekzaminime diagnostikuese imazherike të avancuara, me qëllim vlerësimin e plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit. Të gjitha ekzaminimet kryhen nga specialistë të fushave përkatëse – kardiologë, pulmonologë, radiologë, nutricionistë, gjinekologë, urologë etj. Pas përfundimit të procedurave, pacientët marrin një raport mjekësor të detajuar për gjendjen e të gjitha organeve dhe sistemeve të trupit. Përveç zbulimit të hershëm të sëmundjeve, ekzaminimet parandaluese janë shumë të rëndësishme edhe sepse në bazë të rezultateve, jepen rekomandime për ndryshime në stilin e jetës, zakonet dhe mënyrën e ushqyerjes, me qëllim përmirësimin e shëndetit. Për këtë arsye, ne rekomandojmë që këto ekzaminime të kryhen një herë në vit, edhe nga personat që nuk kanë simptoma apo probleme shëndetësore, me qëllim zbulimin në kohë të çdo ndryshimi që mund të kërkojë ndërhyrje”, thotë dr. Aleksandar Stanimiroviq nga Departamenti i Check-up në “Acibadem Sistina”. EKZAMINONI TRUPIN E PLOTË BRENDA NJË DITE Departamenti i ekzaminimeve parandaluese Check-up në “Acibadem Sistina” ju mundëson të kryeni të gjitha analizat dhe testet e nevojshme brenda një dite. Gjatë qëndrimit tuaj, për ju do të kujdeset një anëtar i specializuar i ekipit Check-up, i cili do të planifikojë të gjitha ekzaminimet dhe do t’ju shoqërojë gjatë gjithë procesit. Pas përfundimit të analizave dhe kontrolleve, do t’ju dorëzohen rezultatet e përmbledhura bashkë me raportin mjekësor në hapësirat e Departamentit, të dizajnuara posaçërisht për të ofruar rehati dhe privatësi maksimale. Për më shumë informacion rreth përmbajtjes së paketave, vizitoni këtë link. Ju mund të rezervoni kontrollin tuaj përmes Qendrës së Kontakteve në 02/3099-500. Në vendet e zhvilluara, ekzaminimet parandaluese janë një praktikë e zakonshme dhe standard i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit. Duke ndjekur këtë model dhe me përgjegjësi ndaj shoqërisë, “Acibadem Sistina” nxit qytetarët të kujdesen për veten dhe t’i kryejnë rregullisht kontrollet parandaluese.