Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar sot (e martë) listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Sllovenia ndeshjen e parë të muajit nëntor e luan më 15 nëntor në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor udhëton në Solna për takimin ndaj Suedisë. Ekipit të Kek i nevojitet fitorja ndaj Dardanëve për të shpresuar në vendin e dytë që i dërgon në play-off dhe trajneri i tyre ka ftuar të gjithë lojtarët më të mirë dhe më në formë. Në listën e Kek nuk kanë si të mungojnë emrat e yjeve të ekipit si sulmuesi Benjamin Sesko, portieri Jan Oblak dhe mbrojtësi Jaka Bijol. Ndryshe, dy ndeshje para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova renditet e dyta me shtatë pikë, Sllovenia e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me vetëm një pikë. Më poshtë keni listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë. /Telegrafi/ Znan je seznam vabljenih igralcev za tekmi s Kosovom in Švedsko #SrceBije | #WCQ pic.twitter.com/GtRMzNtyon — NZS | FA Slovenia (@nzs_si) November 4, 2025