Raportohet se mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Takimi vjen një ditë para se përfundojë afati dhjetë ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Telegrafi ka dërguar pyetje në Presidencë dhe Qeveri lidhur me takimin, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota për. /Telegrafi/