Ermal Krasniqi ka arritur të shënoj golin e parë me fanellën e Legia Varashavës në Superligën e Polonisë. Sulmuesi kosovar ka qenë vendimtar duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja në udhëtim te Widzew Lodz. Krasniqi u inkuadrua nga banka rezervë dhe arriti të shënoj një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1. E falë paraqitjes së tij shumë të mirë, ylli dardan ka zënë vend në formacionin e javës në Superligë e Polonisë nga SofaScore. Sigurisht që forma e shkëlqyer e Krasniqit është një lajm i mirë edhe për selektorin e Kosovës, Franco Foda para ndeshjeve të muajit nëntor që Dardanët i zhvillojnë ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës. /Telegrafi/