Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt, reagon Rama: Tani pres që të kthehet në detyrë

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Bajram Begaj. Me këtë, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli E lidhur me këtë ka reaguar sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai në një postim në X ka shkruar se pasi Kushtetuesja vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur të shqyrtojë këtë çështje. Lexoni t ë plotë postimin e tij në X: Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo 3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë. /Telegrafi/ Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?♂️ 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se… — Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025