Aksident i pazakontë në një garazh në Gjermani – i moshuari përplas makinën për muri, përfundon i bllokuar në boshtin e ventilimit pas tij

Në një garazh parkimi në Ludwigsburg të Gjermanisë, ka ndodhur një aksident i pazakonshëm. Sipas policisë, burri 90-vjeçar e drejtoi makinën e tij mbrapsht në një mur betoni në një garazh parkimi, shkrujnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi. Muri më pas u shemb dhe Porsche mbeti i bllokuar në boshtin e ventilimit pas tij. Policia thotë se pjesa e pasme e makinës varej rreth pesë metra mbi tokë. View this post on Instagram A post shared by Ludwigsburger Kreiszeitung LKZ (@ludwigsburgerkreiszeitung) Sipas policisë, shoferi nuk u lëndua, por mbeti i bllokuar brenda makinës së tij. Zjarrfikësit më në fund arritën ta lironin 90-vjeçarin. Shkaku i saktë i aksidentit është ende i paqartë, tha policia. /Telegrafi/