Kush do të jetë mandatari i dytë, Konjufca: Do ta mësoni kur zbres poshtë

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, një ditë para afatit të fundit për mandatarin e ri për kryeministër të vendit. Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca nuk dha detaje derisa u pyet nga mediat nëse do të jetë ai mandatari i ri për kryeministër të vendit. “Do ta mësoni kur të zbres poshtë", u shpreh Konjufca. /Telegrafi/