Stili i jetesës është pasqyra e shëndetit tonë fizik dhe emocional, nga mënyra si ushqehemi,aktiviteti fizik dhe përdorimi i teknologjisë, te zgjedhjet e përditshme dhe ndërveprimi me të tjerët. Përmirësimi i tij kërkon informim, vullnet dhe alternativa, duke qenë të vetëdijshëm seasnjë zakon nuk ndryshohet brenda natës. Me datë 13 nëntor në Cortyard by Marriot Prishtina, Lifestyle Conference 2025 i hap dyert eveta dialogut rreth stilit të shëndetshëm të jetesës dhe rëndësisë së reduktimit të dëmit nga rutina e përditshme ditore. Vendimet e përditshme për të ushqyer trupin me shëndet, për të ushtruar ose për të ruajtur ekuilibrin mendor reflektohen më pas në familje, në punë dhe në komunitetin ku jetojmë. Në një kohë kur ritmi i jetës është gjithnjë e më intensiv dhe informacioni është gjithmonë njëklik larg, ruajtja e një stili jetese të shëndetshëm është një sfidë e vërtetë, ku reduktimi i rreziqeve luan një rol kyç. Është koha të përqafojmë qasjen e reduktimit të dëmit në çdo hallkë të jetës sonë, si një koncept që nuk synon të eliminojë menjëherë një sjellje, por të minimizojë rreziqet që ajo mbart.Le të jemi realistë: janë pikërisht zgjedhjet e vogla të përditshme ato që bëjnë diferencën, aplikimi i kremit të fytyrës, vendosja e syzeve, përdorimi i rripit të sigurimit, konsumimi i produkteve pa sheqer e yndyrë të shtuar, zgjedhja e alternativave pa tym, apo edhe një seancë10-minutëshe stërvitjeje kur nuk kemi kohë për një orë në palestër. Ndryshimi nis me reflektimin, pranimin dhe informimin, jo me stigmatizimin. Stili i jetesës dhe shëndeti nuk janë më përgjegjësi vetëm e mjekut, por e të gjithëve. Ndaj, është koha tëflasim më shumë, të informojmë dhe të ndajmë shembujt më të mirë. Lifestyle Conference 2025 është një platformë për reflektim, informim dhe promovim tëjetës së shëndetshme dhe reduktimit të rreziqeve nga alkooli, droga dhe duhani. Përmes prezantimeve dhe paneleve të diskutimit me profesionistë të shëndetit publik, mjekë,ligjërues, stomatologë, nutricionistë, farmacistë, trajnerë fizikë dhe gazetarë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri praktike, të rrjetëzohen dhe të inspirohen për të ndërtuarnjë stil jetese më të shëndetshëm dhe më të ndërgjegjshëm.