Pas nominimit të Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ish-kryeministri Albin Kurti pritet të marrë pozitën e Ministrit të Jashtëm në rast se qeveria e re formohet. Kështu ka bërë të ditur vetë Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. “Kabineti do të vazhdojë me të njëjtin përbërje që unë kam propozuar, ndërsa unë vetë marr vendin e Glaukut dhe Glauk Konjufca merr vendin tim”, tha Kurti. Ky vendim vjen pas vendimit të LVV-së për të propozuar Konjufcën si kryeministër, duke synuar stabilitet dhe evitimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në deklarimin e tij Konjufca ka theksuar se prioriteti i qeverisë së re do të jetë stabiliteti politik, zbatimi i buxhetit dhe shërbimi ndaj interesit publik. /Telegrafi/