Legjenda angleze e cilëson Granit Xhakën si transferimin më të mirë të sezonit në Ligën Premier

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ofroi disa lëvdata të forta për Granit Xhakën, lojtarin që ai beson se është transferimi më i fortë i Ligës Premier nga afati kalimtar i verës. Mesfushori i Sunderlandit vulosi një rikthim në Ligën Premier duke u bashkuar me “Macet e Zeza” në një marrëveshje prej rreth 20 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen gjatë verës. 33-vjeçari nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në ‘Stadium of Light’, tri vjet pasi u largua nga Arsenali për tek Bayer Leverkusen, ku fitoi çdo trofe vendas. Granit Xhaka flet pas golit të parë me Sunderlandin Menjëherë pasi iu bashkua ekipit të Regis Le Bris, Xhaka u emërua kapiten i skuadrës dhe ish-lojtari i preferuar në Emirates është vendosur shpejt si një lojtar kyç për Sunderland, ndërsa ata po ambientohen me jetën në Ligën Premier. Sunderland janë në vendin e katërt në kampionat pasi vazhduan nisjen e shkëlqyer të sezonit me një barazim kundër Evertonit dhe Xhaka nuk ka humbur asnjë minutë në 10 ndeshjet e para të Sunderlandit në Ligën Premier. Goli i yllit shqiptar i siguroi një pikë ekipit të tij kundër Toffees dhe menjëherë pas ndeshjes, Xhaka mori lëvdata të mëdha nga legjenda angleze, Carragher. View this post on Instagram A post shared by Sky Sports Football (@skysportsfootball) “Ai duhet të jetë transferimi i sezonit. Kur mendon për dikë që ka ndikim në ekipin e tij, unë e kam cilësuar Erling Haalandin te Manchester City, por a ka ndonjë person tani në Ligën Premier që ka një ndikim më të madh në klubin e tij sesa Granit Xhaka?”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports . “Nuk mund të ketë. Një nënshkrim absolutisht i shkëlqyer deri më tani. Mendoj se Granit Xhaka ishte absolutisht fantastik. Jo vetëm goli. Kokë e supe mbi të gjithë të tjerët në atë fushë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/