Një burrë letonez arrestohet në Austri pasi kërcënoi të merrte pengje në një tren

Një burrë letonez është arrestuar në Austri pasi kërcënoi të merrte pengje në një tren që udhëtonte nga Vjena në Innsbruck, tha policia. 31-vjeçari kërcënoi disa pasagjerë treni me dhunë në orën 13:00 të hënën, dhe tha se do të merrte pengje nëse policia do të hynte në tren, thanë autoritetet. I dyshuari u arrestua kur treni ndaloi në stacionin kryesor të Salzburgut, transmeotn Telegrafi. Ai u bë agresiv dhe një oficer u plagos gjatë arrestimit, raportuan mediat lokale. Një video e shpërndarë në X nga agjencia e lajmeve NEXTA tregon një burrë që arrestohet në stacion dhe merret nga disa oficerë policie. I dyshuari nuk ishte i armatosur dhe motivet e tij mbeten të paqarta, tha policia. Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pasi një burrë në Mbretërinë e Bashkuar plagosi 11 persona në një sulm masiv me thikë në një tren. I dyshuari 32-vjeçar është akuzuar për 10 akuza për tentativë vrasjeje. /Telegrafi/