Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në ndalimin e mallrave të dyshuara si të falsifikuara, që mbanin markën tregtare “Apple”. Gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch), të cilat bartnin shenjat dalluese të kësaj marke të njohur ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe garantimin e një tregu të sigurt për konsumatorët dhe bizneset e ligjshme në vend. /Telegrafi/