Mbyllet përkohësisht rruga “Qëndresa - Lagjja Rugova” në Llukafc të Begut të Istogut për ndërtimin e një ure të re

Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 5 nëntor deri më 25 nëntor 2025, rruga “Qëndresa - Lagjja Rugova” në fshatin Llukafc i Begut do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve që po zhvillohen në ndërtimin e një ure të re. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe shoferët që lëvizin në këtë zonë këshillohen të përdorin rrugët alternative, derisa punimet të përfundojnë dhe rruga të hapet sërish për qarkullim normal. Nga Komuna e Istogut bëhet e ditur se projekti për ndërtimin e urës është pjesë e investimeve infrastrukturore lokale, që synojnë përmirësimin e lëvizjes dhe sigurisë në komunikacion në këtë pjesë të komunës. Autoritetet komunale kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme, duke theksuar se punimet do të zhvillohen me intensitet të plotë për të përfunduar brenda afatit të paraparë. / Telegrafi /